Franca ka bindur me një fitore tjetër të thellë ndaj Kroacisë e vlefshme për Ligën e Kombeve me shifrat 4-2.

Kampionët e botës u gjendën në disavantazh në fillim të pjesës së parë ku Louvren shënoi në të 17′.

Reagimi i francezëve ka ardhur me një dygolësh në minutën e 43′ me Griezmann dhe një autogol në minutën e 46′ nga ana e Likanovic.

Kroacia barazoi shifrat me anë të Brekalo por që nuk zgjati më shumë se 10 minuta.

Upamecano dhe Giroud shënuan sërish për t’i dhuruar fitoren Francës.

Ky është pikërish dhe rezultati i finales së botërorit 2018 mes dy kombëtareve.