Nga dita e hënë, Franca lejon futjen në territorin e saj të qytetarëve jo shtetas të Bashkimit Europian.

Por për tu futur në territorin transalpin duhet të keni me vete përgjigjen negative të testit anti-Covid, të kryer jo më larg se 72 orë më parë, ndërsa pas mbërritjes në destinacion personi duhet të vetëizolohet për 7 ditë, raporton Ora News.

“Nga e hëna 18 janar, udhëtarët nga vendet jashtë BE do të duhet të:

Paraqisni një test negativ prej -72h

Duhet të izolohen për 7 ditë pas mbërritjes

Të kryeni një test të dytë në fund të 7 ditëve”, thuhet në njoftim.