Kampionët e botës në fuqi, Franca e ka nisur Ligën e Kombeve me një fitore të rëndësishme ndaj Suedisë.

“Gjelave” u mjaftoi rezultati minimal 1-0 për të marrë 3 pikë të vlefshme për grupin 3.

Të vetmin gol të takimit e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 41′ pas një depërtimi në zonë.

Në minutat shtesë të takimit Griezmann shpërdoroi një penallti e cila mund të dyfishonte shifrat.

Franca ndodhet në grupin 3 me Portugalinë dhe Kroacinë me portugezët që fituan në takimin kundër nënkampionëve të botës me rezultatin 3-0.