Kampionati francez i tenisit, French Open, do të lejojë spektatorët të jenë pjesë e këtij organizimi. Edhe pse numri i rasteve të së infektuarëve me koronavirus është në rritje, organizatorët bënë të ditur se do të respektohen të gjitha protokollet e sigurisë.

Për shkak të pandemisë, French Open është detyruar të shtyhet pasi tradicionalisht është mbajtur në periudhën maj-qershor.

Tani planet janë që përballjet të organizohen nga data 27 shtator deri më 11 tetor. Federata e Tenisit në Francë ka thënë se 5,000 spektatorë brenda ditës do të mund të jenë pjesë e ndeshjeve në sallat, Philippe-Chatrier dhe Suzanne-Lenglen, derisa 1,500 persona do të lejohen në sallën më të vogël, Simonne-Mathieu.

Gjithashtu organizatorët zbuluan dhe protokollet e  shëndetësisë

Serena Williams, tenistja amerikane u shpreh se ndjehet mirë që tifozët do të jenë të pranishëm, mirëpo donte të dinte më shumë nga organizatorët e “Open French” për mënyrat si do të mbrohemi.