Fotot nga Dielli, më të afërtat të bëra ndonjëherë

Fotografi të reja të Diellit të marra vetëm 77 milionë kilometra nga sipërfaqja e tij thuhet të jenë më të afërtat të bëra ndonjëherë nga kamerat.Ato vijnë nga sonda e Orbiterit Diellor, që u nis në fillim të këtij viti.Orbiteri Diellor është një satelit që vëzhgon Diellin, i zhvilluar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës. Për krahasim, Toka është mesatarisht larg nga Dielli rreth 149 milionë kilometra.Ndërsa imazhet e reja janë marrë nga pika më e afërt ndonjëherë, ato nuk janë rezolucioni më i lartë i fituar ndonjëherë.

Foto Lajme foto dielli

EMISIONET