Sot shënohet 19-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Pas goditjes së kullave binjake nga avionët e Alkaedës, dhjetëra qytetarë kanë ndihmuar në operacionet e shpëtim-kërkimit për të mbijetuar.

Ndër vullnetarët që kanë ndihmuar ka qenë dhe një shtetas shqiptar, Zef Lekoçaj i cili ka punuar për 3 javë për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja.

Këtë e ka publikuar kryeredaktori i gazetës shqiptare Illyria në New York, Ruben Avxhiu në një postim në Tëitter.

Zef Lekoçaj është personi i parë në të djathtë të fotos.