Zjarr vdekjeprurës në Bronks

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë pas një zjarri që përfshiu një godinë banimi në lagjen Bronks në Nju Jork. Kryebashkiaku i qytetit Bill de Blasio e cilësoi zjarrin si më vdekjeprurësin në të paktën 25 vite. De Blasio konfirmoi se ndër viktimat është edhe një fëmijë vetëm 1 vjeç. Duke folur nga vendngjarja, kryebashkiaku deklaroi se një shkollë pranë godinës ku shpërtheu zjarri, është kthyer në strehë për banorët e evakuuar. Sipas de Blasio-s, shërbimi zjarrfikës ka mundur të shpëtojë të paktën 12 persona nga struktura në fjalë.Shkaku i këtij zjarri është ende i paqartë, ndërkohë që mëse 160 zjarrfikës u angazhuan për të vendosur flakët nën kontroll. Sipas zyrtarëve, alarmi i parë në godinën 5-katëshe të banimit është dëgjuar rreth orës 19:00, referuar kohës lokale.
Pranvera në fustane
22/03/2019 - 09:29
Banesa të paimagjinueshme
13/03/2019 - 14:01