Zjarr në Uzinën e Naftës në Ballsh, plagoset punëtori

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe si pasojë një punëtor ka mbetur i plagosur. Policia sqaron se "rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e "Koksit" ka rënë zjarr, duke u djegur mbetjet toksiske të naftës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë punëtori i repartit L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital." Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTOGALERI TJERA

Kuvendit "i vijnë ngjyrat"

02/09/2019 - 20:36

Kukësi-Laçi përmes fotove

01/09/2019 - 20:32

"Hiti" i vjeshtës

31/08/2019 - 14:56