Zajmina Vasjari, një mami super seksi

Këngëtarja e njohur, Zajmina Vasjari ka realizuar festën ‘baby shower’ me miqtë e saj të ngushtë në një restorant të Tiranës. Të gjithë kanë pozuar të lumtur teksa festonin për ditët e fundit shtatzënë derisa vogëlushja Khloe të vijë në jetë. ‘Xing.al’ ka sjellë pamjet ekskluzive ku Zajmina, e veshur me një fustan të shkurtër të bardhë duket shumë seksi. Gjatë karrierës së saj muzikore, janë përmendur shpesh linjat e saj trupore, të cilat nuk kanë humbur edhe pse do bëhet nënë për herë të parë. Ndryshe nga rastet ku ftohen vetëm femra, ajo ka thyer rregullat duke ftuar Olti Currin, Graciano Taganin dhe Juxhin Kurtin.
Macet kapele, trendi më i ri
28/12/2017 - 11:50
Skulptura të mahnitshme 3D
27/12/2017 - 15:26