Vjosa çan argjinaturat dhe shkakton përmbytje masive

Rëndohet situata e përmbytjeve në Vlorë. Lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 dhjetor 2017, duke shkaktuar përmbytje masive. Prurjet e shumta të lumit kanë çarë argjinaturën në Mifol dhe Bishan dhe niveli i ujit është 20 cm më i lartë se në 2015. Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Vjosë duke bërë që ai të dalë nga shtrati, duke kaluar kështu të gjithë parashikimet.
Macet kapele, trendi më i ri
28/12/2017 - 11:50
Skulptura të mahnitshme 3D
27/12/2017 - 15:26