Valixhe e braktisur para Qendrës së Informimit të BE-së

Një valixhe e braktisur në afërsi të Pallatit të Kongreseve vuri në alarm pasditen e sotme policinë e kryeqytetit. Valixhja me ngjyrë të zezë ishte lënë në një lulishte para Qendrës së Informimit të BE-së dhe dyshimet fillestare ishin se mund të kishte eksploziv. Policia vendosi menjëherë perimetrin e sigurisë, duke bllokuar qarkullimin në zonën përreth. U kryen kontrolle me qenë anti-eksploziv.
Kur dështon në gatim
15/01/2018 - 17:08