Tirane, familjaret nxirren me force nga banesa qe do prishej

Policia nxjerr me forcë familjarët e një banese e cila do të shembej. Ndërsa fadromat e INUV kishin shkuar për të shembur banesën tek Liqeni i Thatë në Tiranë janë hasur në rezistencën e familjarëve të cilët kundërshtonin prishjen e banesës. Dy djemtë e familjes hipën mbi çatinë e banesës së tyre duke kërcënuar se do të vetëhidhen nëse do afrohej fadroma pranë tyre. Shtetasi Klajdi Peti bashkë me të vëllanë janë shoqëruar në polici pasi forcat e rendit ndërhynë duke i larguar nga banesa. Mësohet se familja në fjalë në 2005-ën kishte aplikuar për të legalizuar banesën, por në 5 janar 2018 u kishte mbërritur shkresa se përjashtohen nga legalizimi, pasi zona ku është banesa është zone e mbrojtur. Familja Peti ka hedhur në gjyq çështjen, ndërsa dje u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative. Foto: LSA
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47