Tirana në ditën e dytë me koronavirus

Tirana është futur në ditën e dytë të situatës emergjente për shkak të koronavirusit. Jeta publike dhe lëvizje janë reduktuar ndjeshëm, ndërsa strukturat shtetërore kanë nisur dezinfektimin e qytetit. Megjithatë, për shkak të plotësimit të nevojave të ndryshme, qytetarët vijojnë të dalin në rrugë. Disa foto të siguruara nga Ora News, tregojnë situatën te Pazari i Ri por dhe zona të tjera publike të qytetit. Në foto shihen qytetarët që blejnë produktet e tyre të nevojshme, ndërsa kanë vendosur të përdorin maska mbrojtëse. Ndërkohë edhe shitësit kanë marrë masa mbrojtëse, ku shumë prej tyre kanë vendosur maska, madje edhe në mungesë të tyre kanë vendosur qese plastike në fytyrë.
Ja si do të duket Piramida
16/05/2018 - 15:53
Të pasme "shkëlqyese"
15/05/2018 - 10:09
Parking katastrofal
15/05/2018 - 08:16
Fantazia nuk njeh limit
14/05/2018 - 13:09