Tirana ndal Kukësin dhe ëndërron Europën

Tirana i ka bërë ndoshta dhuratën më të bukur rivalit të përjetshëm, Partizanit. Bardheblutë kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Kukësin, fitore kjo që i jep shpresa Tiranës për një vend në Europë, ndërsa për të kuqtë është një BONUS në rrugën për titull. Heroi i 24 herë kampionëve të vendit ishte mbrojtësi Albi Doka, i cili shfrytëzoi në maksimum topin e "harruar" në zemër të zonës dhe me një goditje fantastike mposhti Frashërin. Një fitore që i jep krahë Tiranës, që vijojnë të krijojnë distancën me zonën e ftohtë, ndërsa afrohen në 11 pikë me zonën Europiane. Ndërkohë, Kukësi vazhdon të humbasë terren në luftën për titull, teksa mban vendin e dytë me 8 pikë më pak se Partizani kryesues, kur kanë mbetur edhe 15 javë kampionat./ FOTO LSA
Java afrikane në fotografi
18/05/2018 - 09:03
Ja si do të duket Piramida
16/05/2018 - 15:53