Tirana "fluturon" në finale

Spektakolar ka rezultuar edhe takimi i "Selman Stërmasit", me Tiranën që triumfoi me shifrat 5-3 ndaj Luftëtarit. Asion Daja kaloi në avantazh Tiranën, por Fili barazoi shifrat brenda 45 minutëshit të parë. Gjithsesi, Kobina e N'Goo realizuan për 3-1, teksa Sentamu plotësoi pokerin. Ishte sërish uganezi ai që realizoi, duke mbyllur llogaritë e këtij takimi. Golat e Oshafi dhe Dunga shërbyen vetëm për statistika, pasi është Tirana ajo që kalon më tej. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë është caktuar për tu luajtur më 2 qershor, me stadiumin ende për tu përcaktuar. / FOTO LSA
Magjia e "Arena Kombëtare"
10/11/2019 - 20:42
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47