Tifozët e River Plate kthejnë "përmbys" qytetin

River Plate fitoi trofeun e Kupës Libertadore për herë të katërt në histori. Një triumf që merr përmasa akoma më të mëdha, pasi kjo u arrit përballë rivalit më të urryer, Boca Juniors. Fitorja 3-1 në "Santiago Bernabeu" u pasua me një festë mjaft të madhe në rrugët e Buenos Aires, ku mijëra tifoz të River Plate dolën në rrugët e kryeqytetit argjentinas për të festuar këtë triumf historik. Duke tundur flamurin kuq e bardhë të River, dhe nën një shi të rrëmbyeshëm, tifozët kishin kaluar në ekstazë, ndërsa këndonin me fjalët: "Një minutë heshtje për shkak se Boca ka vdekur. Panairi i Krishtlindjeve po vjen! Pranvera e Krishtlindjeve po vjen! Për çdo tifoz të Bocas kjo është dhurata nga babai juaj'.-ishin thirrjet ironike të tifozëve të River. Fitorja e skuadrës së River Plate u përshendet edhe nga presidenti i vendit, Mauricio Macri, i njohur publikisht si një tifoz i Boca Juniors. "Urime për River dhe të gjithë tifozët e tyre për fitoren në këtë ndeshje historike. Ne e dimë se futbolli gjithmonë të jep kohë për hakmarrje ",- shkruan Macri në llogarinë e tij zyrtare në "Twitter". Mbi 2,000 oficerë policie ishin në rrugët e qytetit për të menaxhuar parakalimin, ku nuk munguan as përplasjet me tifozët, pasi ata u zhvendosën nga Obelisk Monumental në qendër të qytetit drejt Plaza de la Republica.
Arkitektë të dështuar!
14/12/2017 - 22:57