Studentët rinisin protestat

Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga protestat e fundit, studentët i janë rikthyer sërish atyre duke bojkotuar edhe mësimin. Një grup studentësh nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i është përgjigjur thirrjes për revoltë nga organizata Rezistenca Rinore. Studentët u grumbulluan përpara Korpusit Universitar. Ata kanë bojkotuar mësimin në shenjë protestë kundër paktit për universitetin që sipas tyre është një mashtrim. Sipas tyre qeveria është në panik nga protesta, ndaj kanë filluar të ndryshojnë edhe oraret e seminareve dhe të aktiviteteve me qëllim pengimin e protestave./ FOTO LSA