Spikerja e RTV Ora,Besmira Pelushaj feston ditëlindjen.

Spikerja e edicionit të lajmeve në RTV Ora Besmira Pelushaj, u suprizua sot nga kolegët e stafi i RTV Ora dhe Ora News për 35-vjetorin e saj të lindjes. Në minutat e fundit teksa po transmetonte lajmet e edicionit të orës 09:00 fillimisht urimet I mori nga Arjola dhe Arjoni, prezantuesit e “Ditë e Re” të ciët e ftuan në studio. Më pas ajo është surprizuar nga kolegët e saj në korridoret e televizionit të cilët e uruan dhe e duartrokitën. Në studio e emisionit të mëngjesit “Ditë e Re”, Arjola Shehu dhe Arjon Muça e pritën me tufa lulesh në duar. Më pas disa minuta shkëputje nga lajmet për një festë e vogël duke pirë pak shampanjë dhe për të ngrënë tortën e ditëlindjes. I gjithë stafi i “Yldon Media Group” i uron edhe 100 pranvera”