Shqipëria "shuhet" nga Franca

Shqipëria i ka mbyllur me humbje kualifikueset e Euro 2020. Kuqezinjtë kanë inaguruar "Air Albania Stadium" me disfatën 2-0 ndaj Francës, me kampionët e Botës që konfirmohen forcë e parë në grupin H të kualifikueseve të Euro 2020. Në një stadium të tejmbushur, Tolisso dhe Griezmann gjetën fundin e rrjetës, duke i dhënë fitoren e tretë në grup Francës. Pas 10 takimeve, "gjelat" numërojnë 25 pikë, ndërkohë që "shqiponjat" kuqezi e mbyllin në vendin e katërt me 13 pikë./ FOTO LSA