Shikoni se si është rrethuar Kuvendi

Godina e parlamentit është rrehtuar me gardh prej hekuri dhe tela me gjemba. Në orën 19:00 pritet të nisë protesta e opozitës dhe në protestën e javës së kaluar situata u tensionua pikërisht para parlamentit. Protestuesit hodhën mjete piroteknike drejt policisë e cila ishte e vendosur në oborrin e Kuvendit. Policia e shtetit paralajmëroi se ka informacione shqetësuese dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Jo vetëm kaq u bën thirrje dhe organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar. Policia deklaroi se do të kundërveprojë kundrejt çdo akti dhune. FOTO: LSA
Impianti luksoz i kuajve
11/11/2019 - 22:12
Magjia e "Arena Kombëtare"
10/11/2019 - 20:42
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47