Sheshi "Skënderbej" kthehet në një fermë gjigante

Panairi “Shqipëria Punon Tokën” transformoi sheshin “Skënderbej” . Një fermë me kafshë të ndryshme u instalua në një hapësire të veçantë të sheshit “Skënderbej”. Gjithashtu Harta e Shqipërisë është e vendosur në sipërfaqen e sheshit, si dhe një balon e madhe që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Në mbrëmje do të ketë edhe një koncert nga kuarteti Peter Pan.