Shembet ura në Gjenova të Italisë

Ende nuk ka një bilanc të qartë të numrit të viktimave e të plagosurve të përfshirë në ngjarjen tragjike të rrëzimit të Urës Morandi në Gjenova të Italisë. Qëndra e Ndihmës së Shpejtë në Gjenova flet për dhjetra viktima por ende nuk ka shifra të sakta. Ura Morandi, që lidh Gjenovën me aeroportin e saj u shemb mesditën e sotme është pjesë e autostradës A10 dhe nga 1182 metra që është e tërë gjatësia e saj janë shembur rreth 200 metra. Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë idustriale që ndodhej poshtë saj. Mediat italiane raportojnë për të paktën 10 viktima ndërkohë që forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave dhe brenda ka të vdekur. Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovas ishte i përshirë nga një mot i keq reshjesh të forta shiu.
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47