Rrënojat e tërmetit në Turqi

Teksa operacionet e kërkim-shpëtimi vazhdojnë në Turqi, raportohet se nën rrënojat e një banese në Elazig janë dëgjuar zërat e 4 personave. Autoritetet arritën të nxirrnin me sukses njërin prej tyre teksa vazhdojnë të punojnë për t’i shpëtuar dhe personat e tjerë. Më herët AFAD deklaroi se nën rrënoja ndodhen të paktën 30 persona. Numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 22 ndërsa numri i personave të shpëtuar është mbi 40. / FOTO të marra nga TRT Haber