Rama dislokon ushtrinë me autoblinda në Tiranë

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur Tiranën me një dyndje të banorëve. Në tregje dhe në zyrat e shërbimeve apo në banka rradhët janë ndjekur pa rregull dhe pa respektuar distancën për parandalimin e koronavirusit. Për këtë shkak në orën 16:00 kur dhe rinisi qarkullimi, forcave të rendit dhe policisë ushtarake iu bashkuan dhe batalioni i këmbësorisë së ushtrisë shqiptare. Mjetet e posaçme kanë zbarkuar në pikat kryesore të Tiranës por dhe në lagje. Në përmbushje të misionit për të mos lejuar shkeljen e rregullave për parandalimin e koronavirusit ushtria u vendos për të ndaluar dyndjen. Fotot nga LSA.
Durrësi dashuron Italinë
23/03/2020 - 13:33