Pse na kërkoni dhe nuk na njihni?

"Pse duhet të punojmë me frikën e ngacmimit, abuzimit si dhe injorimit nga shoqëria. Pse na kërkoni dhe nuk na njihni. Ne kemi zgjedhur punën seksuale si opsionin më të mirë për të siguruar jetesën dhe askush nuk duhet të na privojë nga e drejta jonë për të jetuar të lirë jetën". Ky ishte mesazhi i punonjësve të seksit në Maqedoninë e Veriut, të cilët zhvilluan një marshim paqësor me çadra të kuqe në rrugët e qytetit të martën e 17 dhjetorit.