Pritja në Tiranë e Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi dha shpresa për Shqipërinë se mund të hapë negociatat para samitit të Zagrebit, por theksoi se ka ende sfida përpara. Në një konferencë për mediat, pas takimit me Ramën, ai cilësoi lajm të mirë nisjen e dialogut pozitë-opozitë për reformën zgjedhore, ndërsa tha se Shqipëria do të shpërblehet me 28 milionë euro për performancën e mirë. Kjo ishte vizita e parë e Varhelyi në Shqipëri që kur mori detyrën