Personat me aftësi të kufizuar në protestë

Të lënë pas dorë dhe të diskriminuar, këto ishin disa nga pretendimet e personave me aftësi të kufizuar të cilët protestuan këtë të enjte para kryeministrisë. Mungesat i ndiejnë që në përballjen e parë në administrate. Problemet për ta nisin që në kopshte ku hasen me mungesën e shërbimeve. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar është e ratifikuar edhe nga Shqipëria por shumë pak prej detyrimeve janë respektuar. Prej vitit 1995 në shumë vende të botës organizohen marshime duke kërkuar ndërgjegjësim dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuar. / FOTO LSA
Thethi zbardhet nga dëbora
02/12/2017 - 13:57
Vjosa permbyt dhe Selenicen
02/12/2017 - 11:13