Pa meshës, katedralja e Korçës përfshihet nga flakët
Katedralja Ringjallja e Krishtit në qendër të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Kjo ndodhi pas mbajtjes së meshës ku ka qenë i pranishëm dhe Presidenti Meta me rastin e ditës së Ujit të Bekuar.
Gazetarja e Ora News informon se u përfshi nga flakët pjesa e brendshme në vendin ku ndizen qirinjtë.
Zjarrfikësja mbërriti në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.