Nxirret në ankand mercedesi i Adolf Hitler

Mercedesi Adolf Hitler do të nxirret në ankand në Arizona në fillim të vitit të ardhshëm dhe vlera e saj arrin miliona. Makina Mercedes-Benz 770K Gross Open Tourer u përdor nga diktatori në vitin 1939 gjatë paradave naziste. E përdorur nga udhëheqësi i Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mercedesi u prodhua me urdhërat e posaçëm të Hitlerit dhe u projektua si 'makinë mysafir' pasi përdorej kur krerët e shteteve miqësore vizitonin vendin. Makina është parë për herë të parë në publik ndërsa dërgonte Hitelerin në Kancelarinë e Vjetër Reich në tetor 1939. Gjithashtu u bë publike gjatë një parade në vitin 1940 në Mynih kur edhri për vizitë diktatori italian Benito Mussolini dhe më vonë, në të njëtin vit, për të festuar fitoren naziste në Francë.
Fotografi të pabesueshme!
10/10/2019 - 10:09
Imazhe të pabesueshme!
10/10/2019 - 10:09
"Na ishte njëherë Londra"
08/10/2019 - 08:34