Njihuni me njeriun që fitoi 5 miliardë dollarë në 48 orë

Kompanitë Beranrd Arnault patën një rritje të vlerës së aksioneve në bursë, kjo është dhe arsyeja sesi Arnault mundi të fitojë 5 miliardë $ në 48 orë. Pasuria e Beranrd Arnault e cila ka shkuar 96.3 miliardë dollarë, dhe për disa kohë gjatë vitit që shkoi u bë i dyti më i pasur në botë, pasi ia kaloi Bill Gejtsit në vend të dytë, ndërkohë që Xhef Bezos i Amazon qëndron në vend të parë. Arnault është pronar i grupit LVMH, që ka si pronësi 70 nga markat më të njohura të luksit, si Christian Dior, Louis Vuitton, Dom Perignon Champagne, TAG Heuer, Rimowa, etj.