Një potencial i ri turistik po shpërfaqet në veri

Këto imazhe fantastike dimërore vinë nga Puka. Fotot janë publikuar nga Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit për Çështjet e Territorit dhe Urbanistikës. Ai thotë se punimet e krijimit të zonës rekreative të Pukës rrotull liqenit artificial po krijojnë veç të tjerash, dhe një pejzazh të harmonishëm alpin.Shkreli beson se shumë shpejt një risi turistike e rangut te pare do shperfaqet ne kete zone te qytetit verior qe do thithë një numër të madh vizitorësh për të shijuar klimën unike që kjo krahinë rezervon.