Një nuse e rrezikshme si Angela Martini, me vello e armë në dorë
Modelja e njohur Angela Martini i befasoi të gjithë me martesën e saj të fshehtë me milionerin Dragos Savulescu në Las Vegas.
Dhe jo vetëm, ajo bëri bujë me veshjen e saj në ditën më të bukur të jetës. Angela mbante veshur një fustan të zi transparent që i zbulonte të brendshmet.
Por mesa duket modelja ka mbajtur shumë sekrete dhe po i zbulon çdo ditë.
Së fundimi ajo ka postuar fotografi në Instagram e veshur me vello të bardhë duke mbajtur një armë në dorë.
“Për të gjithë ata që nuk më kanë parë me vello të bardhë,”-shkruan Angela.