Një gatopard në mes të gjirafave

Fotografitë mahintëse tregojnë momentin sesi një gatopard e ka marrë lehtë prenë e tij, pavarësisht se ka tërhequr vëmendjen e një tufe gjirafash kurioze. Gatopardi është fotografuar duke u relaksuar në Masai Mara të Kenias nga fotografi i kafshëve të egra Paul Goldstein. Në fillim ai vuri re vetëm gjirafat pastaj një gatopard femër, me emrin Musiara, e cila me sa duket kishte një fundjavë të qetë. Getopardi edhe pse i uritur mesa duket është pak dembel. Musiara ndonëse ka prenë shumë afër zgjedh të shtrihet nën rrezet e diellit. Gjirafat e zbuluan dhe u afruan gjithë kuriozitet për ta parë.
"El Clasico" përmes fotove
06/05/2018 - 21:45