Një gatopard në mes të gjirafave
Fotografitë mahintëse tregojnë momentin sesi një gatopard e ka marrë lehtë prenë e tij, pavarësisht se ka tërhequr vëmendjen e një tufe gjirafash kurioze.
Gatopardi është fotografuar duke u relaksuar në Masai Mara të Kenias nga fotografi i kafshëve të egra Paul Goldstein.
Në fillim ai vuri re vetëm gjirafat pastaj një gatopard femër, me emrin Musiara, e cila me sa duket kishte një fundjavë të qetë.
Getopardi edhe pse i uritur mesa duket është pak dembel. Musiara ndonëse ka prenë shumë afër zgjedh të shtrihet nën rrezet e diellit.
Gjirafat e zbuluan dhe u afruan gjithë kuriozitet për ta parë.