Tirana pa frena, mposht dhe Skënderbeun

Tirana tregon qartë objektivat e këtij sezoni. Bardheblutë kanë mposhtur me shifrat 3-1 Skënderbeun, duke marrë i vetëm kreun në kuotën e 10 pikëve. Ngoo bëri diferencën në pjesën e parë, ndërkohë që Polozani vendosi baraspeshën me rikthimin në fushë. Gjithsesi, Halili e Hoxhallari vulosën rezultatin përfundimtar në 3-1 në "Selman Stërmasi". Pas kësaj fitoreje, bardheblutë mbajnë vendin e parë me 10 pikë, i ndjekur nga Kukësi me 7 pikë, por me një ndeshje më pak , pikërisht atë ndaj Bylisit të programuar për tu luajtur nesër. / FOTO LSA
Një baba ‘super’ si ky
14/02/2019 - 08:24
"Ringjallet" Skënderbeu
11/02/2019 - 21:21