Nga politika te showbiz, Partizani-Kukësi i bën bashkë të gjithë

Partizani jep gjithçka dhe merr atë që dëshironte, kreun. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kukësit, por i ka mjaftuar për të marrë kreun e klasifikimit pas 10 javëve kampionat. Në "Selman Stërmasi", dy skuadrat ishin të vendosura mirë në fushë, por pavarësisht rasteve nuk arritën që të gjenin rrjetën, duke ndarë një pikë me tyre. Një pikë, që e ngjit Kukësin në vendin e 5-të me 15 pikë. Ndërkaq, të kuqtë ngjiten në vendin e parë me 18 pikë. Të pranishme në shkallët e stadiumit të kryeqytetit, "Selman Stërmasi", nuk kishin si të mungonin personalitet të politikës dhe showbiz, si Erion Braçe apo dhe e dashura e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, Çiljeta Xhilaga. / FOTO LSA
Magjia e "Arena Kombëtare"
10/11/2019 - 20:42
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47