Në Durrës rikthehet qetësia pas tërmetit

Mbrëmja e sotme i gjeti dhjetëra qytetarë të Durrësit në çadrat e ngritura nga ushtria në stadiumin e qytetit “Niko Dovana”.Stadiumi gumëzhin nga zërat e fëmijëve, të cilët tashmë të çliruar nga ankthi që kaluan një ditë më parë nga tërmeti, vrapojnë dhe luajnë mes tyre në fushën e blertë.