Momentet e grabitjes në Fier përmes fotove
Ora News siguron pamjet e grabitjes në Fier, ku mbeti i vrarë grabitësi 20-vjeçar Xhuljano Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër Arben Muca.
Siç shihet edhe në pamjet e videos të marrë nga kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, grabitësit i drejtohen banesës në orën 02:23 minuta.
6 grabitësit shihen duke ecur në rrugë çifte-çiftë me një distancë nga njëri-tjetri.
Ora shënon 02:32 minuta, në vendngjarje mbërrin furgoni i policisë. Pas një minute, në 02:33 kamera kap dy grabitësit, Xhuljano Sollaku dhe Arben Muca teksa largohen nga banesa duke ndjekur të njëjtën rrugë nga erdhën.
Në orën 02:34 ka shkëmbim zjarri mes tyre dhe policisë.