Mjafton një gol, Laçi parakalon Teutën

Laçi është rikthyer te fitorja dhe këtë e bën në një transfertë të vështirë si ajo e "Niko Dovanës" përballë Teutës. Kurbinasit iu falën një goli të Turkaj për të marrë 3 pikët dhe për të parakaluar në klasifikim pikërisht durrsakët. Edhe pse në kuotë të njëjtë pikësh pas 18 javësh, Laçi pozicionohet në vendin e tretë me 28 pikë, 3 vende më lart se bregdetarët. / FOTO LSA