Mesha për Krishtlindje, e pranishme edhe familja Presidenciale

Besimtarë të krishterë, kremtojnë sot momentin me të rëndësishëm të kalendarit kristian, Krishtlindjen. Mesha për katolikët në Tiranë u mbajt nga imzot Frendo në katedralen e Shën Palit. Ndërsa për Ortodoksët u mbajt në Katedralen Ringjallja e Krishtit. Qindra besimtarë iu drejtuan katedrales duke u lutur për paqe, mbarësi e dashuri. Të pranishëm ishin edhe Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe figura të tjera nga politika dhe fusha të tjera. Krishtlindja si një tryezë e madhe feste dhe harmonie bëri bashkë në këtë ditë qytetarë të besimeve të ndryshme të cilët përcollën urimet e para të Krishtlindjes. Krishtlindja ka si simbolikë pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe familjen e bashkuar. RTV Ora dhe Ora News i urojnë të gjithë shqiptarëve, Gëzuar!