Më të kërkuarit e Lezhës

Policia e Shtetit ka publikuar listën e personave më të kërkuar në qarkun e Lezhës. Në krye të listës qëndron Dritan Syziu, i dënuar në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda si drejtues i bandës së Mirditës. Ngjarja për të cilën u dënua Dritan Syziu ka ndodhur në 28 qershor 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë Gjon Pacuku. Efektivi u qëllua me armë, pasi shkoi në vendin ku u njoftua për një grabitje të aramtosur, por u përball me breshërinë e autorëve, të cilët pas krimit ikën nga vendi i ngjarjes. Në listën rendin 31 persona të dënuar për vrasje si dhe 2 persona të dënuar për vjedhje me dhunë me pasojë vdekje. Tre nga të kërkuarit e Lezhës janë të dënuar me burgime të përjetshme, ndërsa të tjerët kanë marrë dënime nga 15 deri në 30 vjet heqje lirie. Në listën e të kërkuarve të Lezhës është edhe shtetasi Muharrem Llani, i akuzuar për vrasje dhe i dënuar me 16.8 vjet burg.
Shpallet fotografia e vitit
15/04/2018 - 09:14
Këtu vinë vajzat!
13/04/2018 - 18:08