Maturantët "kaluan" sfidën e parë

Provimin e parë, të Gjuhës së Huaj, maturantët e pritën me emocione. " Emocionet bëjnë të veten pavarësisht se çfarë provimi është." "Jemi përgatitur shumë mirë gjatë gjithë vitit." Në gjimnaze u paraqitën 2 orë para nisjes së testit, ku iu nënshtruan kontrollit me detektorë. 36 mijë maturantë, mes tyre edhe ata që kanë rezultuar mbetës vitet e shkuara, nisën provimin në orën 10. Këtë vit numri i pytjeve me alternativa është 20, testi vlerësohet me 60 pikë, ndërsa një pjesë e pyetjeve do të korrigjohet elektronikisht. Në përfundim, teksa nxënësit ishin më të qetë, emocione të forta përjetuan prindërit.
Impianti luksoz i kuajve
11/11/2019 - 22:12
Magjia e "Arena Kombëtare"
10/11/2019 - 20:42
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47