Magjia e "Arena Kombëtare"

"Arena Kombëtare" është inaguruar dhe në fushën e tij është regjistruar edhe fitorja e parë. Vllaznia në futboll për femra ka marrë një fitore komode, 2-0 përballë Apolonisë. Shkodranet ishin dominuese gjatë gjithë takimit. Por, pavarësisht kësaj, golat u shënuan në çerek orëshin e fundit, me Bajraktarin dhe Lufon që realizuan golat e fitores. Pas kësaj fitoreje, Vllaznia kryeson Kategorinë Superiore për femra me 15 pikë. / FOTO LSA