Kuqezinjtë dalin "huq" në kualifikuese

Kualifikueset e Europianit të femrave nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për kombëtaren shqiptare. Vajzat e drejtuara nga Vioresin Sinani janë mposhtur në "Elbasan Arena", 3-0 nga Finlanda, duke hedhur një hap pas në garën për një vend në Europianin e femrave. Takimi nisi mirë për miqtë, të cilët gjetën fundin e rrjetës pas 10 minutash lojë. Ishte Sallstrom ajo që kaloi në avantazh finlandezet dhe po ajo i vendosi kapat takimit. Goli për 2-0 mban firmën e Kollanen. Kombëtarja shqiptare bën pjesë në grupin E kualifikues së bashku me Skocinë, Portugalinë dhe Qipron. Kundërshtari i radhës për kuqezinjtë është Portugalia, e cila do të vizitojë Shqipërinë më 4 tetor. / FOTO LSA
Thethi zbardhet nga dëbora
02/12/2017 - 13:57