Koncert për Krishtlindje në sheshin "Skëndërbej"

Koncerti i organizuar nga bashkia e Tiranës në pritje të Krishtlindjes i dha gjallëri dhe atmosferë festive sheshit "Skënderbej" mbrëmjen e të dielës. Artistë të njohur shqiptarë si Kastriot Tusha, Eva Golemi, Manjola Nallbani, Suzana Frashëri, Ramona Tullumani, Ardita Menisi dhe instrumentist solist Zeqir Sulkuqi, por edhe Orkestra Filamornike dhe kori Pax Dei nën drejtimin e Suzana Turkut, performuan këngë dhe pjesë të zgjedhura jo vetëm shqiptare, por edhe me famë botërore. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përcolli urimin e tij për të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjet, ndërsa theksoi se ato janë momente gëzimi, por edhe reflektimi për këdo për të qenë më solidar dhe më të dashur me njerëzit.
Fotografi të pabesueshme!
10/10/2019 - 10:09
Imazhe të pabesueshme!
10/10/2019 - 10:09
"Na ishte njëherë Londra"
08/10/2019 - 08:34