Këta janë rekordmenët e Maratonës

Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës është dominuar sërish nga sportistët kenianë, të cilët kanë qenë fitues të gjysmë-maratonës me gjatësi 21, 0975 km. Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar.