KESH: Nuk ka shkarkime nga 3 hidrocentralet mbi Drin

Gjatë orëve të fundit ka pasur rënie të sasisë të prurjeve në basenin e hidrocentralit të Fierzës.Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën me dije se aktualisht kuota e nivelit në këtë hidrocentral ka arritur në 274.66 m ndërsa prurjet janë në masën e 600 m3/s. Në hidrocentralin e Komanit prurjet janë 250 m3/s ndërsa kuota është në 172.27 m. Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet janë 50 m3/s ndërsa kuota ka arritur në 75.10 m. “Aktualisht nuk ka shkarkime në asnjërin nga tunelet e të tre hidrocentraleve. Situata paraqitet nën kontroll të plotë dhe Korporata Elektroenergjetike po zbaton regjimin e përcaktuar në rregulloren e plotave”, thuhet në njoftim.
Java afrikane në fotografi
18/05/2018 - 09:03
Ja si do të duket Piramida
16/05/2018 - 15:53