Ja kishat që rrezikohen nga moti i keq

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve dhe Drejtoritë Rajonale Kombëtare në të gjithë vendin janë duke monituar situatën e vështirë, shaktuar nga rreshje të dendura shiu, duke ndjekur orë pas ore situatën e objekteve të trashëgimisë në të gjithë vendin. Sipas ministrisë së Kulturës, deri tani nga raportimet periodike nuk ka emergjenca në objektet e trashëgimisë, por situata të kontrollueshme në disa pika ku janë paraqitur probleme për shkak të përmbytjeve dhe rreshjeve masive. Është duke u monitoruar me kujdes Ura e Golikut, e cila është nga më të rrezikuarat. Një grup pune po inspekton dhe monitoron objektin. Gjithashtu problematike duket situata në Kishën e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës Monument Kulture, e cila është në zonë të përmbytur . Forumi Bizantin (Macellum Forum), në Durrës për shkak të rreshjeve ka rrëshkitje të dherave dhe disa gurëve të mbushjes së trotuarit. Janë marrë masat e menjëherëshme për sistemimin dhe përforcimin e skarpatës nga punonjësit tanë. Zyra e Administrim Koordinimit Butrint, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkun Arkeologjik Apoloni, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik Bylis situata paraqitet e mirë dhe nuk ka dëmtime.
Halloween në Tiranë
31/10/2019 - 22:47