I vihet eksploziv dyqanit në Nikël të Krujës
Një sasi e vogël eksplozivi është vendosur në një dyqan ushqimor në Nikël të Krujës pak pas mesnatës të së mërkurës.
Dyqani është në pronësi të shtetasit me iniciale G.M., 57-vjeç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë rreth orës 01:05,”-raporton policia.
Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi I pronës me eksploziv " parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.