I vihet eksploziv dyqanit në Nikël të Krujës

Një sasi e vogël eksplozivi është vendosur në një dyqan ushqimor në Nikël të Krujës pak pas mesnatës të së mërkurës. Dyqani është në pronësi të shtetasit me iniciale G.M., 57-vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë rreth orës 01:05,”-raporton policia. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi I pronës me eksploziv " parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.
Tirana "siguron" mbijetesën
04/05/2019 - 17:47